MISIONI
Misioni ynë është të freskojmë botën me ujë të gazuar të pastër, freskues, të prodhuar sipas standardeve më të larta të cilësisë dhe qëndrueshmërisë. Qëllimi ynë është të frymëzojmë një mënyrë jetese më të shëndetshme duke siguruar një alternativë të shkëlqyer të ujërave funksionale, duke potencuar njëkohësisht profilin tonë ekologjik përmes burimeve të përgjegjshme dhe paketimit ekologjik.
VIZIONI
Paramendojmë një botë ku çdo gllënjkë është një festë e mirëqenies dhe vitalitetit. Përmes inovacioneve dhe përkushtimit, ne synojmë të jemi furnizuesi kryesor i ujit të gazuar, të njohur për përsosmërinë tonë, kujdesin për mjedisin dhe përmirësimin e momenteve të përditshme me tingujt e flluskave më të mira të natyrës.
МИСИЈА
Нашата мисија е да го освежиме светот со чиста, освежителна газирана вода, направена со највисоки стандарди за квалитет и одржливост. Наша цел е да инспирираме поздрав начин на живот преку обезбедување на прекрасна алтернатива на функционални води, а истовремено да го потенцираме нашиот еколошки профил преку одговорни извори и еколошко пакување.
ВИЗИЈА
Замислуваме свет во кој секоја голтка е прослава на благосостојбата и виталноста. Преку иновации и посветеност, ние се стремиме да бидеме водечки снабдувач на газирана вода, признати за нашата посветеност на извонредност, грижа за животната средина и подобрување на секојдневните моменти со шумот на најдобрите природни меурчиња.
Natyra e fshatit Vak’v, në Kratovë i dhuroi atij një burim të pastër si kristali me ujë mineral që ka cilësi jashtëzakonisht të lartë dhe përmbush të gjitha standardet botërore. Supozohet se për shekuj me radhë popullsia e fshatit të Kratovës gëzonte të mirat e këtij burimi.
Uji mineral natyral, i pastër dhe freskues, Dobra Voda mbushet direkt nga burimi dhe kësisoj krejtësisht i paprekur nga njeriu, është zgjedhja e duhur për ju kudo dhe në çdo kohë.
Burimi i quajtur Topolloviç ndodhet në një mjedis të pastër ekologjik, në shpatet e maleve të Osogovës dhe është pjesë e njërit prej sistemeve gjeotermale më të mëdha në Republikën e Maqedonisë – sistemit gjeotermik Zdravevci, Kratovë.
Dobra Voda mbushet nga një thellësi prej 503 metrash dhe del në sipërfaqe me temperaturë prej 52 °C. Pavarësisht mjedisit të pastër në mënyrë të përsosur, në vetë lokacionin janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar ndotjen dhe përkeqësimin e cilësisë së ujit.
Në vetë burimin, faza e parë e filtrimit mekanik të ujit mineral natyral kryhet me ndihmën e filtrave mekanik automatik të sofistikuar. Nga burimi deri te shishja, uji kalon përmes një sistemi të mbyllur, të mbrojtur nga të gjitha ndikimet e jashtme.
Transporti i ujit nga burimi der në fabrikën e fshatit Vak’v bëhet përmes një tubacioni polietileni të groposur dhe të mbrojtur.
Faza e dytë e filtrimit mekanik bëhet në vetë fabrikën e mbushjes, e cila u modernizua plotësisht dhe u automatizua në vitin 2009.
Ambalazhi i zbrazët PET prodhohet në një makinë të automatizuar për fryrjen e shisheve, e cila plotëson të gjitha standardet botërore për prodhimin higjienik të ambalazheve PET.
Procesi i mbushjes së Dobra Voda në ambalazhe PET dhe ambalazhe xhami të pakthyeshme bëhet në kushte të larta higjienike dhe në përputhje me rregullat e praktikës së mirë prodhuese, në një linjë me kapacitet prej 12.000 litra në orë.
Përpara çdo mbushjeje, linja lahet dhe dezinfektohet me sanitacion të shumëfishtë, me ndihmën e sistemit automatik të mbyllur për larje.
Si një nga qëllimet kryesore është kujdesi ndaj mjedisit jetësor dhe për këtë arsye janë zbatuar parimet dhe rregullat e sistemit të menaxhimit të cilësisë ISO 22000:2018.
Uji i ambalazhuar shpërndahet në objektet e shitjes dhe hotelierisë me flotën e vet të automjeteve. Kushtet e transportit të kontrolluara rreptësisht përfaqësojnë një tjetër segment të rëndësishëm në përpjekjen për të sjellë Dobra Voda të pandryshuar tek konsumatori, ashtu siç është në vetë burimin.
ÇMIME DHE ÇERTIFIKATA
Një tjetër konfirmim i cilësisë së lartë të Dobra Voda janë çmimet e fituara në kategorinë e ujit të gazuar të ambalazhuar në eventin më të madh konkurrues në botë të shijimit të ujit në Berkeley Springs, West Virginia, SHBA, në konkurrencë me markat e ujit me famë botërore.
Sipas vlerësimit të jurisë së ekspertëve ndërkombëtar të përbërë nga degustatorë profesionistë, sipas udhëzimeve të ngjashme me ato të degustimit të verës, në vitin 2006 Dobra Voda fitoi medaljen e argjendtë dhe në vitin 2010 medaljen e artë.
Dobra Voda ka marrë mirënjohjen StuBrand 2015, StuBrand 2016, Premium StuBrand 2017, Premium StuBrand 2018 dhe Premium StuBrand 2019 për imazhin më pozitiv tek studentët në Republikën e Maqedonisë në kategorinë e ujit të gazuar, nga agjencia ndërkombëtare për hulumtim dhe certifikim “StuBrand”.